6.6 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Analisti Syla për helmimin me ujë të qytetarëve në Deçan: Tregoni qysh e keni vjedhë ujin për me “vaditë” arat

Në mesin e figurave publike që ka reaguar mbi rastin e rëndë të helmimit të mbi 1000 qytetarëve të Drenasit nga uji i pijes është edhe gazetari Valon Syla, shkruan Mitrovica SOT.

Por, për ndoshta dallim nga vlerësimet e të tjerëve, Syla fajësoi vetë deçanasit për rastin e helmimit, duke thënë se askush nuk po tregon se deçanasit “vjedhin” ujin për të ujitur tokën e mbjellur, kështu duke dëmtuar rrjetin e duke krijuar mundësinë e depërtimit të ujërave të zeza.

Postimi i tij i plotë:

Krejt Deçani paska dalë me fol nëpër TV, gazetarë e fshatarë e krejt.. por asnjoni spe tregon që gypat e ujit deçanasit i thejnë per me vjedh ujin e pijshëm për vada me i vaditë arat, kështu duke e demtu rrjetin. Pastaj të rreshurat, breshëri kur binë e rritet vëllimi, plehun e arave dhe vijat e tjera futen ne ato bira ku janë dëmtuar. Me gjasë edhe ujrat e zeza. Po i ngoj të gjithë kishe po kallxon dikush, por po heshtin, spo kallxojnë, sa filmi e sa dyshimi, por askush spo kallxon që e kanë vjedh ujin, i kanë demtu gypat… qashtu qysh e vjedhin edhe malin. Hajde kallxoni folni… çka po boni filma.
#albanologji #deçan #kallxoni #drejtë

TË FUNDIT

TË FUNDIT