Analisti politik, Rrahman Paçarizi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar aksidentin e sotëm të ndodhur në Tiranë të veturës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan GazetaBlic.
Ai ka shkruar se njerëzit afër Kurtit, madje edhe vetë ai duhet të tregohen shumë të kujdesshëm duke marrë parasysh situatën aktuale në vend, e sidomos pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku Albin Kurti u nxor si lideri më i votuar në vend.
Paçarizi thotë se ngjarjet e këtilla mund të keqkuptohen dhe të krijojnë konspiracione të rrezikshme.
Më poshtë e gjeni postimin e tij të plotë:
AKSIDENTI
Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme.