0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Analisti përkrahës i LVV: Kurti pati mundësi të punojë, pati ministra të dobët, ka dështuar t’u rrijë gati

Analisti politik i VV-së, Krenar Shala, tha në “Adresa” të Kanal 10 se Albin Kurti ka pasur shumë sfida gjatë mandatit të tij, e njëra ndër to ka qenë edhe mungesa e njerëzve kompetentë në ministritë përkatëse.

Shala tha se Kurti ka pasur edhe ministra të dobët, të cilët nuk kanë punuar mjaftueshëm dhe se ka pasur shumë sfida ku shumë njerëz e shumë vende kanë qenë kundër tij.

Sipas analistit të pushtetit, mungesa e cilësisë nëpër ministri ishte edhe njëri prej faktorëve kryesorë pse Albin Kurti ra në 42% në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa para katër vitesh kishte mbi 50% të votave.

“Unë besoj se Albin Kurti është fajtor që s’i ka marrë 51%, sepse e pati të tërë qeverinë në dorë dhe i pati të gjitha mundësitë që të punojë edhe më shumë për të mos i qitur vetes pengesa, që t’i marrë 51% dhe rrjedhimisht mos ta kemi këtë krizë që e patëm 9 mujore. Por sido që të jetë, është e vërtetë që Kurti u ballafaqu edhe me sfida të shumta, ndër to ka qenë, i ka pasë disa ministra të dobët, nuk u ka nejtë gati, s’kanë punu qysh duhet, janë kanë neglizhentë. Hajt ti se unë kam me nejtë 30 vjet në pushtet, e kryj unë nesër, mos te kryfsha nesër e kryj masnesër, i ka pasë disa ministra të tillë”, tha Krenari i VV-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT