18.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Analisti nga Mitrovica Emrush Ujkani: Traktati i Lisbonës ka nevojë të rishikohet në disa aspekte

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë se Bashkimi Evropian ka ndryshuar nga ajo që ka qenë në të kaluarën.

Duke folur për mosçeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se ky union duhet ta rishikojë dokumentin mbi të cilin funksionin.

Skepticizmi  evropian ka ardh duke u rritur. Në këto rrethana si duket ajo që është dokument i fundit që funksionin BE – traktati i Lisbonës ka nevojë të rishikohet në disa aspekte”.

“BE do të ecte më përpara, do të funksiononte brenda vetes. Edhe këto dy vende [Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut] përkundër që kanë bërë një progres prapëseprapë ka shumë gjëra që duhet të punohet”.

“Po harrojmë që BE e sotme nga viti 2004 është ndryshe. Atëherë ishte i identifikuar si union ekonomik, kurse nga viti 2009 e ka të drejtën e subjektivitetit juridik. Shumë politika nga viti 2004 kur ka pasë 10 shtete që janë anëtarësuar, shumë politika sensitive kanë vazhduar. Liberalizimi i vizave nga viti 2009 kërkon shumicë të kualifikuar. Më përpara mënyra e votimit ka qenë ndryshe”, ka thënë Ujkani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT