KB Trepça sot njoftoi se lojtari Amin Hot do të largohet nga klubi, shkruan Mitrovica SOT
Hot po largohet pas tre viteve në KB Trepça.
Klubi poashtu bëri të ditur se i ka ofruar atij vazhdimin e kontratës porse ky i fundit ka preferuar të vendosë të largohet.
Amin Hot ka reaguar pas lajmit për largimin e tij.
Ai tha se pas tre viteve të paharrueshme është koha për lamtumirë.
Tutje, ai shtoi se ka qenë vendim i vështirë porse i qëndron prapa.
Hot ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët.
Postimi:
Kam kaluar tre vite të paharrueshme në klub, tani është koha të them lamtumirë. Vendim i vështirë, por është vendimi im, dhe i qëndroj prapa çdo vendimi që marr.
Falënderoj të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët, vëllezërit, miqtë dhe tifozët e shkëlqyer që më përkrahën gjatë gjithë kësaj kohe. Falënderoj njerëzit që më dhanë mundësinë të jem pjesë e familjes gjelbër e zi.
Jam krenar për të gjithë trofetë që fituam, gjithmonë do t’i kujtoj ato momente të mrekullueshme.