13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

“Amerikanët tashmë e kanë bërë të qartë që mund ta rrëzojnë Kurtin nëse dështon të jetë konstruktiv”

Presioni i Bashkimit Europian që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë shumë më i madh në periudhën e ardhshme dhe nuk do të tolerohen akuzat e ndërsjella dhe shtyrje të negociatave, sipas burimeve të gazetës serbe Danas në qarqet diplomatike.

Gazeta serbe Danas raporton se kjo pritet të ndodhë para qershorit sipas bashkëbiseduesve të tyre dhe sugjerimit që vijnë nga deklaratat e politikanëve serbë e kosovarë. Porosia e kryeministres serbe Ana Brnabic dhe ajo e kryeministrit kosovar Kurti pas darkës së punës me zyrtarët europianë në Bruksel të mërkurën në mbrëmje ishte një tjetër indikacion.

Investimet e paralajmëruara të BE’së në Ballkanin Perëndimor do të shërbejë si presion që të fillohet me zgjidhjen e çështjeve politike që në periudhën e kaluar ishin anashkaluar, mes tyre Kosova është thelbësore, kanë thënë jo zyrtarisht burimet e Danas në qarqet diplomatike.



Brnabic dhe Kurti janë takuar në Bruksel para dy ditësh, por nuk kishin bisedë të drejtpërdrejtë, ka thënë Brnabic. Të dy ishin pjesëmarrës në darkën e punës që e shtroi për liderët e Ballkanit Perëndimor Josep Borrel, shefi i diplomacisë së BE’së.

Brnabic pas takimit me Tanja Fajon, Vladimir Bilcik, Miroslav Lajcak dhe Josep Borrell, tha se dialogu është në interesin më të mirë të Serbisë si për Beogradin dhe Prishtinën, si dhe shtoi se në BE ka acarim për atë se takimi i parë mes tyre ishte shtyrë. Ajo siç pritej e kishte vlerësuar si fajtorë kosovarët për këtë.

Kurti në anën tjetër kishte paralajmëruar që do të ketë takim në qershor dhe njoftoi se do të jetë takim mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vucic. Kurti në Bruksel theksoi se rezultati i këtij dialogu duhet të jetë “njohja e ndërsjellë” pasi “as Kosova nuk e njeh Serbinë” dhe kërkoi që pesë anëtarët e BE’së që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrim.



Këto deklarata të tyre më shumë janë drejtuar publikut vendor, konsideron Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Regjionalizëm në Novi Sad, dhe shërbejnë për “përforcimin e pazarit”, por edhe njëra dhe tjetra palë janë të vetëdijshme për presionin real që do ta rrisë Brukseli në periudhën e ardhshme, ka theksuar ai.

“Brukseli do të luaj rolin më me peshë në bërjen e presionit në të dy palët që dialogu të rinisë sa më parë, më shumë se e ka bërë deri tani pasi u përforcua partneriteti me SHBA’në në zgjidhjen e kësaj çështje. Kurti ngadalë do t’i duhet të lëvizë dialogun para, nga e pesta në listë në agjendën e tij, pasi Amerikanët tanimë kanë demonstruar se mund t’jua rrëzojnë qeverinë nëse nuk sillet më konstruktiv. Nëse nuk ka nxjerrë mësim nga këmbëngulja për reciprocitet, atëherë është politikan i dobët. E Beogradi nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përpos të pranojë vazhdimin e dialogut” tha Popov.

Theksimi i Brnabic se pengesa në dialog është pala kosovare., sipas vlerësimit të Popov, është vetëm tentim shfajësimi, që më nuk do të tolerohet, pasi edhe zyrtarët europianë e kanë të qartë se dy palët kishin qëllim që bisedimet të shtyhen.



“Ata i jepnin njëri tjetrit alibi – njëherë kishte zgjedhje në Serbi, pastaj në Kosovë, por Europës tani ju kanë shpifur këtyre lojëra, dhe BE e SHBA duan që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. Liderët e Ballkanit duhet të sillen më racional, përndryshe i presin sanksion nga BE” tha Popov.

Si njëra dhe tjetra palë sipas tij janë të kushtëzuara me ndihmën që e përfitojnë nga fuqitë perëndimore – Serbia me premtimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë deri në Maqedoninë e Veriut dhe tjera marrëveshje ekonomike, e Kosovës mundësinë e lëvizjes pa viza në BE./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT