30.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ambasadori Kosnett ua thotë në sy serbëve në veri të Mitrovicës: Kosova është shtet dhe si i tillë do të mbetet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dje ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicës e Veriut, Nga atje, ambasadori amerikan në Kosovë e ka bërë të qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të mbetet, raporton RTK2 në gjuhën serbe, transmeton koha.net.

“Mendoj se nuk duhet të harrohet e kaluara, por ka rëndësi që ajo të kuptohet dhe të shfrytëzohet për ndërtimin e të ardhmes më të mirë për të dy popujt”, është shprehur ambasadori amerikan. Kosnetti ka thënë se SHBA mbështet fuqishëm procesin ekzistues të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që ka për qëllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai ka shtuar se pret heqjen e taksës ndaj produkteve që eksporton Serbia në Kosovë. “Konsideroj se hapi tjetër në këtë proces do të duhej të jetë ky: Kosova menjëherë të heqë taksën pa kurrfarë parakushtesh dhe jemi të bindur se nëse ndodh kjo edhe Qeveria në Beograd do të bëjë hapa pozitivë në këtë dialog. Konsideroj se heqja e taksës është me shumë rëndësi”, ka thënë ai. Kosnet ka thënë se SHBA nuk do të ndërpresë mbështetjen për Kosovën nëse ndodhë të mos hiqet taksa.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT