10.9 C
Mitrovice
E diel, 31 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori i Gjermanisë takon gazetarin Visar Duriqi, dy javë pas sulmit fizik ndaj tij

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka takuar sot gazetarin Visar Duriqi, i cili kohë më parë ishte sulmuar nga tre persona duke hyrë në banesën e tij. Rohde ka thënë se mediat duhet të punojnë pa u frikësuar.

”Mediat dhe gazetarët duhet të kenë mundësinë të punojë të pa frikësuar”, tha Rohde.

Rohde dhe Duriqi kanë drekuar së bashku, dy javë pas sulmit fizik, viktimë e së cilës ishte autori i emisionit InDoks.

“Sot drekova me gazetarin hulumtues Visar Duriqi nga Insajderi, njëkohësisht ish-mysafir i Fondacionit për Personat e Përndjekur Politik në Hamburg, i cili u sulmua egërsisht dy javë më parë. Media duhet të jetë në gjendje të punojë pa frikë”, u shpreh Rohde.

TË FUNDIT

TË FUNDIT