25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ambasadori gjerman kritikon Qeverinë Kurti për emërtimin e rrugës me emrin e Afrim Bunjakut

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, nuk i ka pëlqyer vendimi i Qeverisë së Kosovës që të emërtohet rruga rajonale që çon në Banjskë “Afrim Bunjaku”, gjegjësisht emri i rreshterit që ra heroikisht në sulmin te*rorist të Banjskës.

Teksa foli për, siç u shpreh ai, narracionin etno-nacionalist që po mbizotëron në Kosovë e Serbi, si dhe në rajon, diplomati gjerman tha se nuk mendon që ishte e nevojshme të emërtohej rruga “Afrim Bunjaku” në përvjetorin e rënies së tij në Banjskë.

“Përdorimi i vazhdueshëm i termave ekstreme, spastrim etnik, represion, kur përshkruhet situata në veri nuk është e dobishme. Unë shoh terma të ngjashëm kur politikanët e Kosovës e përshkruajnë situatën ndonjëherë… Unë shoh politika identitare, A duhet të emërtohet rruga në Banjskë në ditën e përvjetorit pas policit të vrarë? S’jam edhe aq i sigurt”, është shprehur Rohde.

“Kur lexova titullin mendova se në vend të dinamikës etno-politike, ata kanë një mosfunksionim politik do të ishte një përshkrim më i përshtatshëm i situatës aktuale. Duke parë ngritjet dhe uljet dhe rrymën e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë edhe sot do të shihni deklarata nxitëse, gjuhë, përdorim të pozicioneve ekstreme“, tha tutje ai.
Diplomati gjerman vlerësoi gjithashtu se “nuk ka alternativë për dialogun”.

“E kemi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit për të cilën duhet riangazhim. Kosova duhet të jetë aktive me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi që është një rrugë e cila mundëson integrimin e serbëve”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT