20.3 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Ambasadori gjerman e quan historike fitoren e VV-së, bën thirrje që Qeveria të formohet shpejt e të zgjidhet presidenti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në twitter pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e 14 shkurtit.

Diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 % të votave.



“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka thënë Rohde.

Ai tutje ka thënë se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjet e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.



“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT