0.6 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Ambasadori gjerman e përgëzon Albulena Haxhiun për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit, Joan-Axel Voss, me ç’rast u diskutua rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Fillimisht, ministrja Haxhiu shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset përgjatë ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.



Gjithashtu, Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës.

“Ambasadori Rohde, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe përgëzoi për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, me theks të veçantë, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikiueshme.



Me interesim të shtuar për bashkëpunim, palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme”, njofton Ministria e Drejtësisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT