14.7 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori britanik takon Krasniqin e Hamzën, flasin për planet e zgjedhjeve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Gargreaves, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori briatnik ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet për zgjedhjet parlamentare.

“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për t’i diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, thuhet në postimin e Hargreaves.

Ambasadori britanik një ditë më parë ka deklaruar se paqja dhe stabilitei në rajon nuk mund të arrihet pa u zbatuar në tërësi Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT