-1 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Ambasadori Britanik kritikon kosovarët: Veshja luksoze dhe mënyra e të jetuarit, kjo nuk bëhet nga puna e rregullt

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka kritikuar kosovarët në punën që bëhet për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, duke thënë se hotelez, veshja e mënyrë e jetesës luksoze nuk bëhen nga puna e mirë dhe e rregullt, shkruan Gazeta Metro.

Ambasada Britanike në Kosovë ka organizuar punëtorinë ‘Pastrimi i parave/riparimi i aseteve’, së bashku me Këshillin Prokuororial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Prej atje, Abott ka thënë se është interesante mënyra se si kosovarët bëjnë jetë luksoze. “Me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme do të kthehet besimi në drejtësi dhe do të rritet kostoja e dënimeve të veprave penale. Kosova është një vend në zhvillim, shohim hotele dhe kafiteri luksoze, veshje dhe mënyra e të jetuarit në shpërputhje”, ka thënë ai.

Tutje, Abott ka shtuar se në Kosovë duhet shkatërruar skemat e parasë, por se kjo është edhe dukuri me përmasa globale. “Kjo nuk bëhet nga puna e rregullt, ju duhet ta hetoni të shkatërroni skemat e parasë. Jo vetëm dënimet dhe konfiskimet varet nga ju. Puna e juaj nuk është e lehtë dhe pastrimi i parasë ka përmasa globale. Çfarëdo dështimi të konfiskimit të parasë do të reflektoj në vendet e tjera përfshirë edhe Mbreterinë e Bashkuar”, tha ai. Në fund, Ambasadori ka shtuar se Britania do t’i ndihmojë Kosovës sa i përket kësaj çështje dhe temave të tjera./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT