27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ambasadori Amerikan ultimatum VV’së e LDK’së: Formojeni sa më parë Qeverinë

Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, ka vizituar sot selinë e LDK’së ku është takuar me Kryetarin e Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani e Agim Veliu. Në këtë takim ai ka kërkuar formimin e Qeverisë sa më parë, shkruan Gazeta Metro.

LDK përmes një komunikate për media konfirmuar se sot priti në takim ambasadorin e SHBA’së, Philip Kosnett. Në këtë takim, ai bëri thirrje që të formohet sa më shpejt Qeveria e re e vendit.

“Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë i LDK’së

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu, Haziri dhe Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-vë në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve./Gazetametro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT