Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, tha se takimi në Bruksel për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri është duke përparuar.
Godfrey tha se është në kontakt me zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për ta mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja.
Godfrey tha se Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt dakordimit final, dhe për këtë, koha është tani.
“Unë jam në kontakt të ngushtë sot me mikun tim DAS Gabe Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Ora është tani”, tha Godfrey.
Më herët uraportuanga zv.kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.
Por Stano thotëse bisedimet për zgjidhjen e ngërçit në veri të Kosovës janë duke vazhduar. Ato janë duke u ndërmjetësuar nga I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
I am in close touch today with my friend DAS Gabe Escobar, who is in Brussels to show support for the EU-led Dialogue. This work is not finished but good progress has been made. Parties must be be flexible and continue the work to take this to the finish line. The time is now. https://t.co/cQ4Ba17A4U
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) September 29, 2021




