Ambasada italiane në Kosovë ka reaguar pas operacionit nga FSK dje për gjetjen e trupit të të riut që u mbyt në Ujman.
Prania e FSK-së në veri u shfrytëzua maksimalisht nga Vetëvendosje, e cila përdori këtë ngjarje për t’ia përshtatur narrativës së saj të “çlirimit të veriut” përkundër që FSK për misione humanitare – sikurse rasti i djeshëm – kishte shkuar në veri edhe në të kaluarën.
Sot reagoi edhe ambasada italiane, e cila shprehi “mbështetje të plotë” për KFOR’in.
“Duke iu referuar narrativës në lidhje me operacionet e djeshme të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit/Gazivodës, Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në rrethanat fatkeqe që e bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, thuhet në reagim.