13.4 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ambasada gjermane: Mirëpresim aktakuzat kundër autorëve të sulmit në Banjskë, gjyqësori serb të mos vonohet

Në prag të 1-vjetorit të sulmit terrorist në fshatin Banjskë, ambasada gjermane ka deklaruar se i mirëpret aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për këtë, Christian Bottcher, zyrtar për media në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, tha se ambasada gjermane dhe ambasadat e tjera i mirëpresin aktakuzat nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Ambasada gjermane, së bashku me ambasadat e tjera dhe institucionet ndërkombëtare, kanë kërkuar vazhdimisht që autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë. Në këtë drejtim, në i mirëpresim aktakuzat”, tha Bottcher.

Gjermani më tutje kërkoi lëvizje edhe nga Serbia.

“Pasi shumica e të dyshuarve besohet se janë në Serbi, është përgjegjësi e gjyqësorit serb që t’i ndërmarrë hapat e tjerë pa vonesa të mëtejshme.”

Reagimi vjen pas aktakuzave të publikuara javën e kaluar, në të cilat 45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT