17.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ambasada gjermane: Keqinterpretim të thuash se ky ishte “operacioni i parë i FSK-së në veri”

Një ekip i specializuar i Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Liqenin e Ujmanit për të marrë pjesë në një aksion kërkim-shpëtimi për gjetjen e trupit të zhdukur të qytetarit Rrahim Latifi, i cili kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik.

Për vendosjen e FSK-së në këtë pjesë të vendit pati shumë komente në opinion, ku shumë akterë politikë qeveritarë e quajtën si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës”.

Madje pati edhe akuza për heqjen e automjeteve të KFOR-it nga fotot e shpërndara.

Për këto deklarime ka reaguar Ambasada Gjermane në Prishtinë, duke u shprehur e shqetësuar me politizimin e kësaj çështjeje.

Në reagimin e saj dërguar mediave, siç raporton Klankosova kjo ambasadë thotë se “humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për pikëzim politik”.

“Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare”.

“Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si ‘operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës’ keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese”.

“Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, u tha mes tjerash në reagimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT