27.1 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ambasada e ShBA-së në Kosovë i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje.

Ambasada thotë se vaksinat antiCOVID janë të sigurta dhe efektive.



“Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundoni në spital”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 263 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT