7.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Ambasada e SHBA: Partneriteti ynë në mbrojtje avancon vetëmbështetjen e Kosovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim u trajtua forcimi i mëtejshëm i partneritetit ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për zhvillimin e kapaciteteve të Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Në takim u diskutua avancimi i bashkëpunimit në mbrojtje dhe mbështetja e vazhdueshme për ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së. Partneriteti në mbrojtje SHBA–Kosovë forcon vetëmbështetjen e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në komunikatë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT