Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër.
Ndër të tjera, në urim thuhet se Qeveria e re mund të llogarisë në ndihmën e Gjermanisë.
“Ne e përgëzojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Ka çështje urgjente përpara për t’u trajtuar. Ju mund të mbështeteni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/






