Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nga sot (1 mars) do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për periudhën e muajit prill.
Kjo listë e regjistrimeve do të jetë e hapur deri me 14 mars në ora 14:00. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë çdo muaj lëshon 450 termine për viza puna.
“Dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada..
Ndryshe si shkak i pandemisë COVID-19, shpesh herë qytetarëve iu janë pamundësuar terminet për viza.
Madje së fundi pati prej tyre edhe të cilëve iu janë shtyrë apo anuluar tërësisht terminet, për shkak të numri të madh të të infektuarve me koronavirus javë më parë./Lajmi.net/