3.4 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Ambasada britanike e lavdëron procesin e zgjedhjes së bordit të RTK-së: Shembull i shkëlqyer i transparencës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dje 8 anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Ambasada britaneze në Prishtinë e ka lavdëruar këtë proces duke thënë se ky është një shembull i shkëlqyer i transparencës.

“E lavdërojmë procesin e realizuar nga Kuvendi i Kosovës për përzgjedhjen e përgjegjshme, meritokratike, profesionale dhe të balancuar gjinore të kandidatëve për Bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Procesi i rekrutimit është po aq i rëndësishëm sa edhe rezultati. Ky ishte një shembull i shkëlqyer i transparencës dhe bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ne i lavdërojmë për ushtrimin kaq të mirë të funksionit të tyre mbikëqyrës. Demokracia në veprim”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.

Prej 8 anëtarëve të rinj, katër janë gra ndërsa katër burra.

Anëtarët e zgjedhur të bordit të RTK-së janë Fatime Lumi, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Shukrije Rama, Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj dhe Bekim Selo. Disa nga anëtarët kanë mandat 4-vjeçar, disa 3, teksa disa të tjera edhe mandat 2-vjeçar.

Nga radhët e komunitetit serb nuk ka pasur asnjë të zgjedhur sic e kërkon procedura. Për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT