33.7 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ambasada Amerikane për njohjen Izrael – Kosovë: Kur partnerët tanë janë bashkë, SHBA’ja është më e fortë

Ambasada amerikane në Prishtinë i është gëzuar zyrtarizimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izrealit.

Kosova dhe Izreali kanë zyrtarizuar sot njohjen e njëra – tjetrës, që është produkt i marrëveshjes së sponsorizuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në fillimshtatorin e vitit të kaluar.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA’ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e ambasadës.

Të hënën, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT