7.3 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për rregullat e vizave: Qëndrimi përtej datës, mund të çojë në pasoja të rënda

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen.

Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar apo punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT