3.7 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të diel në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekzekutivin e ri.

Në një prononcim për Klankosova, Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar vullnetin e Uashingtonit për të vazhduar partneritetin strategjik me institucionet që pritet të formohen pas certifikimit të rezultateve.

Një zëdhënës i ambasadës ka theksuar se fokusi i këtij bashkëpunimi do të mbetet te temat kyçe për rajonin dhe ekonominë.

“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, citohet të ketë deklaruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT