5.5 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Almeda tregon si nisi dashuria mes saj dhe aktort të famshëm turk

Almeda Abazi ka ndarë për të gjithë publikun historinë e saj të veçantë të njohjes me aktorin dhe producentin turk Tolgahan Sayisman, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”

Moderatorja tregoi se patën një pëlqim të menjëherëshëm e reciprok të dy, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

Mirëpo duket se për Tolgën nuk paska qenë e lehtë t’ia marri zemrën Almedës, pasi kjo e fundit ishte tepër e fokisuar në karrierë.

“Kishim të dy të njejtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam patur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”– u shpreh Almeda.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT