-4.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Alma Lama: Burka duhet të ndalohet edhe në Kosovë si në Zvicër

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka bërë një postim në Facebook në lidhje me ndalimin e burkës në vendet publike në Zvicër. Sipas saj, të njëjtën gjë do të duhej ta bënte edhe Kosova.

Ish-deputetja e LDK ka thënë se për 8 mars duhet të theksohet se Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkës.

‘’Ne Diten Nderkombetare te Gruas vlen te theksohet se Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkas ne vendet publike. Te njejten duhet te beje edhe Kosova’’, ka shkruar në profilin e saj në Facebook Lama.

Kujtojmë që në vikendin e kaluar nëpërmjet një referndumi qytetarët e Zvicrës kanë votuar për ndalimin e ferexhes dhe burkës për gratë myslimane në vendet publike.

TË FUNDIT

TË FUNDIT