20.7 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit prej 368 mijë eurosh me Komunën e Mitrovicës

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me Komunën e Mitrovicës në vlerë 368 mijë euro.

Aliu tha se financimi do të bëhet për projektin e rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.

“Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 𝟑𝟔𝟖,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë: Projekti i Rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.”, thuhet në njoftimin e ministrit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT