2.3 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Aliti dhe Rashica: Do të bëjmë maksimumin të kthehemi me tre pikë nga Çekia

Pas stërvitjes së dytë në konferencë për media dolën Milot Rashica si dhe qendërmbrojtësi Fidan Aliti. Fidan Aliti e cilësoi këtë ndeshje si një finale për skuadrën tonë dhe shpreson që në fund  të dalin me rezultat pozitiv nga Çekia. “Një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne e shohim si finale. Unë besoj tek ekipi dhe nëse e luajmë atë futboll siç e luajmë gjithmonë mund të dalim fitues. Ne e dimë çfarë kualiteti ka Çekia dhe do të jetë edhe më vështirë se sa ishte këtu për ne. Nëse vazhdojmë ta mbajmë grupin kështu besoj që do të dalim mirë. Secili lojtar e jep maksimumin dhe unë mendoj qe jo vetëm Kosova si kombëtare por ky shtet ky popull e meriton të jetë në Evropian”, tha Aliti.

Edhe Milot Rashica ishte i të njëjtit mendim duke theksuar se do të japin maksimumin për të dalë me tre pikë nga Plzen. “Normal e dimë që deri më tani pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme, është si finale për ne. Njëherë do të mendojm vetëm për Çekinë dhe do të japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv”, tha fillimisht Rashica. Ndërsa sa i përket mungesës së Vedat Muriqit, Rashica u shpreh se pritet të jetë një mungesë e madhe për Kosovën, por edhe pa të do të mundohen ta japim maksimumim.

“Ka me qenë një mungesë shumë e madhe per ne duke e ditur formën në të cilën është duke kaluar. Edhe në ndeshjet tjera kanë munguar shumë lojtarë por kemi dalë fitues. Do të mundohemi të fitojmë për Muriqin, Arbërin, shtetin dhe shikuesit tanë”, përfundoi Rashica. Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvilohet më 14 nëntor me fillim nga ora 20:45

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT