20.5 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Albulena Haxhiu nënshkruan dekretin: Kosova po bëhet me konsullatë në Teksas

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT