17.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Albulena Haxhiu me veturë zyrtare e çoi djalin në kopsht: Avni Zogiani i thotë ‘mos e çajë kokën për cikrrime’

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot u fotografua teksa me veturë zyrtare e çoi djalin në kopsht.

Edhe vetë Haxhiu e pranoi një fakt të tillë, derisa tha se s’kishte kush t’ia merrte djalin nga kopshti, sepse ishte në orar të punës.

Pas publikimit të një foto, ku Haxhiu shihet duke hipur në veturë zyrtare me djalin e saj, ministrja është arsyetuar përmes një shkrimi në Facebook ku thotë se është nënë dhe i është dashur ta marrë djalin në çerdhe.

Bashkëpartiakë të saj që kritikonin me të madhe qeveritë e kaluara për keqpërdorim të veturës zyrtare, e kanë mbështetur Haxhiun duke i thënë “mos e çaj kokën për këtë (keqpërdorimin e veturës).

Është hiç më pak se zv.ministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, i cili ka mbështetur veprimin e kundërligjshëm të Haxhiut.

“Albulena as mos e çaj koken per kte! Leri te meren me cikerrima se nuk po kane tjeter ça thone!”, ka shkruar ai.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT