15.4 C
Mitrovice
E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Albulena Haxhiu i çon selam LDK-së për çështjen e presidentit

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pa e shkruar asnjë fjalë, në një postim të saj, i ka dërguar selame Lidhjes Demokratike dhe kërkesës për postin e presidentit, shkruan Gazeta Blic.

Ajo ka publikuar një infografikë, që tregon dy rezultate të sondazheve të bëra kohëve të fundit, në pyetjen se cilën parti do ta votonit, nëse vendi shkon sërish në zgjedhje? dhe atë se presidenti i ardhshëm a duhet të jetë i ndonjë parti politike, apo jo?

Në sondazh, thuhet se partia e parë në Kosovë, do të dilte Lëvizja Vetëvendosje me mbi 42 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Lidhjen Demokratike, me 21 për qind.

Kurse, sa i përket sondazhit për presidentin e ardhshëm, aty thuhet se 77.8 për qind të anketuesve, mendojnë që presidenti i ardhshëm duhet të jetë apartiak.

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT