15.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

‘Albini i vogël’, që flet e rimon si ‘Albini i madh’, u bë deputet: Kaq vota mori

Është publikuar lista e plotë e 110 kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku më i votuari është lideri i VV’së, Albin Kurti me mbi 181 mijë vota, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa edhe kandidati për deputet nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca ka arritur të mbledh më shumë se 12 mijë vota në tërë territorin e Kosovës.

Saktësisht 12 mijë e 5 qind e 10 vota i ka grumbulluar gjithsej kandidati i VV-së i cili në zgjedhjet e 6 tetorit kishte numrin 60.

Më shumë se për kandidimin në listën për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bë i famshëm me zërin e tij dhe të shprehurit, duke e quajtur të gjithë “Albini i vogël”, e kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që kishte ai me Albin Kurtin./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT