Ende pa u shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në opinon po konsiderohet se kandidati për Kryeminister nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thyer rekord me numrin e votave.
185 mijë vota nga mbi 200 mijë që ka siguruar VV-ja, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, thuhet se i ka marrë Kurti.
Por, të dhënat e historisë zgjedhore në Kosovë, e dëshmojnë të kundërten.
Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova është njeriu që ka arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje.
Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.
Nga këto të dhëna mund të themi se Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.