13.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Albin Kurti nuk flet pas takimit, Albulena Haxhiu tregon çka u bisedua

Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nuk ka pasur marrëveshje as sonte.

Ajo ka thënë se të dy partitë nuk u morën vesh, siç tha ajo, për shkak të insistimit të LDK-së për pozitën e kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

“Nuk ka marrëveshje, pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së për t’u kthyer para 8 janarit”, ka thënë Haxhiu.

Këtë gjë e tha edhe kreu i LDK-së, i cili theksoi se partia e tij qëndron pranë ofertës së fundit.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT