Kryeministri Albin Kurti dje nisi procedurën për ta zgjedhur presidentin me vetëm 64 deputetë në Kuvend.
E krejt ndryshe deklaronte ai vetëm para pak javësh.
E pranonte që për të nisur votimi duhet të jenë 81 në sallë.
“Aty vetëm njëri nëse mungon, automatikisht shkojmë në zgjedhje. Për të pasur sukses zgjedhja e presidentit, shfaqet e nevojshme që t’i kemi 83-84-85 deputetë, jo 80 ose 81 sepse është rrezik i madh sepse mungon një ose dy, edhe shkon në zgjedhje”, deklaronte ai.



