10.9 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Albin Kurti merret mirë vesh me sllovakun Lajcak: Unë do të jem drejtues i ekipit negociator, Thaçin do ta bëj anëtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, përmes së cilës ka thënë se ai do ta drejtojë ekipin negociator, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi do të jetë anëtar, shkruan Gazeta Metro.

Kurti në këtë letër ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara, teksa ka thënë se nuk do të diskutojë integritetin territorial dhe punët e brendshmre.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore. Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka shtuar se ekipin negociator do ta udhëheq ai, e se në të do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Ndërkaq, Lajcak i është përgjigjur se emërimi i tij jep sinjale për angazhimin e BE’së në dialog, teksa ka shtuar se heqja e taksës është shenjë e vullnetit për t’u rikthyer në dialog.

“Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem.

Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, ka deklaruar ai./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT