9.5 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

“Albin Kurti i ka dy rrugë: Ose të zbatojë planin e sekuencimit e BE-së ose të jap dorëheqje e ta qojë vendin në zgjedhje”

Zyrtarët e lartë amerikan në vazhdimësi po deklarojnë se Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Këto reagime të zyrtarëve amerikan po vijnë, pas deklaratave të kryeministrit Kurti për ndërmjetësuesin e bisedimeve Lajçak.

Lidhur me këtë për Gazeta Blic ka folur analisti politik, Fidan Ukaj, ku i hedh poshtë deklaratat e Kurtit për Lajçakun, ku thotë se këtij të fundit i besuan edhe BE-ja edhe SHBA-të.

“Se kush ka të drejtë tashmë është shumë e qartë, Bashkimi Evropain në emër të 27 shteteve të BE-së e po ashtu edhe SHBA-të i dhanë besim të plotë Mirsollav Lajçak, facilituesit të BE -së në dialog”, tha ai.

Tutje ai tha se kryeministri Kurti ka vetëm dy zgjidhje, ose të jap dorëheqje ose të zbatojë planin sekuencimit e BE-së.

“Mendojë se tashmë kryeministri Kurti ka vetëm dy zgjidhje fillimin e implemetimit të planit të sekuencimit të BE-së ose të jap dorëheqje e ta qojë vendin në zgjedhje. Mbetet të shihet se cilin opsion do ta zgjedh kryeministri kurti”, ka thënë analisti politik, Fidan Ukaj.

Për ketë temë ka folur dhe analisti politik, Gazmir Raci, ku ka thënë se roli i ndërmjetësuesit duhet me qenë shumë i kujdesshëm mos me imponu qëndrimin e asnjërës palë.

“Ndërmjetësit e dialogut duhet me qenë shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet me imponu qëndrimin e asnjërës palë, roli i ndërmjetësve në këtë rast i Bashkimit Europian është që qëndrimet e të dyjave palëve duhet me i marrë parasysh dhe me e nxjerr një qëndrim të përbashkët”, ka thënë Raci.

Tutje ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet me u kordinu për gjetjen e një kompromisi.

“Unë mendoj se edhe ambasadori Amerika edhe Bashkimi Europian, duhet me u koordinu për arritjen e një kompromisi të përbashkët duke mos imponu dhe duke mos e ndëshku vetëm njërën palë”, ka thënë ai.

Raci ka potencuar se kryeministri Kurti është më transparent sesa kryeministrat e kaluar, lidhur me procesin e dialogut.

“Është një dallim i kryeministrit Kurti me ish-kryeministrat e tjerë të Kosovës, në drejtim të asaj që atë çka e thotë brenda e thotë edhe jashtë, ne jemi mësuar me kryeministrat e kaluar diçka tjetër thonin brenda, diçka tjetër jashtë dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodh me procesin, unë nuk shoh kryeministër më transparent sesa kryeministri Kurti lidhur me dialogun, është i vetmi kryeministër që fol haptas për problemet që janë brenda dhe kjo është transparenca që ne e kemi kërku me vite të tëra”, tha ai.

Analisti politik krejt në fund ka thënë se interesi i Kosovës në këtë proces është normalizimi i marrëdhenieve me Serbinë.

“Interes për Kosovën në këtë fazë është normalizimi i marëdhënieve me Serbinë, zotimi i Serbisë publikisht që ka me i zbatu planin franko-gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit nuk ka me cenu kufirin e Kosovës, ka me respektu integritetin territorial, ka me i njohur dokumentet shtetërore dhe dokumentet dhe nuk ka me e pengu Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe pastaj ne mund të flasim për asociacionin sipas tri parimeve që tashmë janë publike”, ka thënë Raci për Gazeta Blic.

TË FUNDIT

TË FUNDIT