2.4 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Albin Kurti i hyn në qejf Erdoganit: U gëzova që do ta rishikoni vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dy prej më të rëndësishmeve për nga substanca, ka qenë ajo e kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe ajo e presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.



Por presidenti i Turqisë, Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.



“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Kujtojmë se numri dy i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se do ta shqyrtojnë vendimin e Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem nëse një gjë e tillë kërkohet dhe bëhet kusht nga Bashkimi Evropian në rrugën drejt integrimit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT