1.3 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Albin Kurti: Brezi i yjeve të sportit të xhudos vazhdon të lartësojë emrin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Akil Gjakovës në Kampionatin Evropian të xhudos.

Ai tha se medalja e artë e Gjakovës i shton shkëlqimin sportit kosovar, imazhit të shtetit të Kosovës dhe krenarisë së popullit.



“Për Akilin ky është suksesi më i madh në karrierë, e për Kosovën medalja e tretë në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë”.

“Një brez i yjeve të sportit të xhudos, që është rritur duke rrëzuar barriera, vazhdon të lartësojë emrin e Kosovës”, shkroi Kurti në Instagram.

TË FUNDIT

TË FUNDIT