3.5 C
Mitrovice
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img

Alban Krasniqi thirrje Qeverisë mos ta ndajë buxhetin për fletëvotimet e diasporës

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të mos ia ndajë KQZ-së një pjesë të buxhetit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai ka thënë se qeveria nuk duhet të ndajë buxhetin për t’ia dërguar fletëvotimet me postë diasporës.

“Pjesën që po e diskutojmë, që është planifikim drejt dështimit, unë atë as që kisha diskutu më ta dërgu. Por, në fund shumë mirë që na e dërgojmë. E unë prapë po them kushdo që e shtynë këtë përpara, unë kam me qenë i detyruar nesër, se ajo ka me deshtu, dhe me ju dërgu organeve kompetente. Sepse me vetëdije jeni deri të dërgimi me e dëmtu paranë publike dhe me e deshtu një proces dhe me e mohu një të drejt që i takon mërgatës”, ka thënë ai.

Ndaj deklaratave të tilla ka reaguar anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi.

Ai ka thënë se kjo që ka bërë Krasniqi është sabotim i procesit.

“Po bënë kërkesë për sabotazh, të kisha kërkuar me e tërheq”, ka thënë Gashi.

Kurse, Krasniqi ka thënë se kjo është thirrje.

“Çfarë sabotazhi, po bëjë thirrje”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT