Analisti, Nexhmedin Spahiu, në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ka deklaruar se Kosova është larg për të qenë shtet i qëndrueshëm ku të gjitha minoritetet do të ndiheshin të barabartë, me e ndi Kosovën vend të tyre dhe ku nuk diskriminohen.
“Jam ithtar i asaj që të evitohet por ne jemi buzë luftës me Serbinë”, tha Spahiu.
Me këtë mendim të tij nuk u pajtua gazetari Arben Ahmeti i cili tha se NATO-ja po flet dhe po thotë se asnjë ushtar i Serbisë nuk guxon të hyjë në territorin e Kosovës.
“Edi Rama thotë, ata munden me ardhë me këndu te kufiri por nuk mund të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
Spahiu tutje tha se kidpanimi i policëve në veri ka ndodhë për shkak të dështimit të zingjirit komandues në vendin ku është dashur të dërgojë 8 ose 16 policë i ka dërguar vetëm 3 duke thënë se është KFOR-i atje, por KFOR-i i ka mbyllur sytë dhe kjo mund të ndodhë prap dhe ushtria serbe të hyjë në Kosovë. /Gazeta10/