9.4 C
Mitrovice
E martë, 25 Nëntor, 2025
spot_img

Alarmon ekspertja e energjisë: Kosova po punon për t’i paguar deri në tri kompani që kanë interesa të drejtpërdrejta në Serbi

Sipas Ymerit, një pjesë e konsiderueshme e energjisë së importuar vjen përmes rrugëve dhe kompanive që lidhen drejtpërdrejt me Serbinë. Ajo thekson se bartja e rrymës nga Mali i Zi po i kushton Kosovës deri në 2,880 euro për orë, ndërsa kompanitë përfituese janë kryesisht të huaja.

Ndër to, Ymeri përmend:

Elektroprivreda Srbije AD Beograd – kompani shtetërore nga Serbia
GEN-I, trgovanje in prodaja energije, d.o.o – kompani e njohur me lidhje, sipas saj, me figura të biznesit rajonal
Interenergo d.o.o nga Sllovenia – e cila, siç thekson ajo, është kontraktor investimesh edhe në Serbi
Duferco Hellas S.A. – Greqi
RENRGY TRADING – kompani nga Shqipëria me degë në Kosovë
MFT Energy – Danimarkë
Danske Commodities – Danimarkë
Ekspertja ngre pyetjen se përse, në këtë proces, mungojnë bizneset energjetike nga Kosova dhe ku mbetet nacionalizmi ekonomik, duke pasur parasysh se, sipas saj, Kosova po punon për t’i paguar deri në tri kompani që kanë interesa të drejtpërdrejta në Serbi: EFT, Elektroprivreda Srbije dhe Interenergo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT