9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Alarmohet Policia e Kosovës: Dyshime për kërcënime ndaj Ambasadës Amerikane

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ditëve të fundit ka pasur afër objektit të saj forca të shtuar të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale, duke e ruajtur gjatë 24 orëve, ku po dyshohet për kërcënime që ambasada të ketë pranuar pas zhvillimeve të fundit, që lidhen me ngjarjet në Palestinë si dhe me shpallje ne ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishën, person ‘non-grata’.

Siç merr vesh Gazet Metro brenda Policisë së Kosovës, Ambasada Amerikane, është nën vëzhgimin e Njësisë Speciale dhe hetuesisë përgjatë 24 orëve.



Mësohet se Policia e Kosovës dhe Njësia Speciale është me planë operativ për ta siguruar objektin e ambasadës amerikane.

Ky reagim nga policia vjen pasi dyshohet se ambasada amerikane në Kosovë, është kërcënuar, pas ngjarjeve të fundit.

Shpallja e Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA’ja si dhe ngjarjet në Palestinë, janë arsyet që mund të kenë ngjallur pakënaqësi tek disa individ në Kosovë.

Duhet theksuar se të premten e kaluar, në Prishtinë është organizuar marsh në mbështetje të Palestinës.



Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Anthony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit ka shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, i cili sqaron se motivi është i qartë dhe lidhet me veprimet e ish-kryeministrit që sipas tij kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Berisha është shpallur non-grata bashkë me familjen e tij. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali Shkëlzeni, janë shpallur gjithashtu të padëshiruar në SHBA

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë përcaktoj Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne mbetemi të bashkuar kundër Korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinkenn ë Twitter./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT