“Torcida” u paralajmërua nga K.B. Trepça se një lajm i mirë do të vie të martën në orën 8-të të mëngjesit.
Fiks në këtë kohë, u publikua lajmi për përforcimin e ri, Adam Grant.
25 vjeçari me përvojë nga kolegjet amerikane, është i gjatë 1.85 cm dhe luan në pozitën e organizatorit.
Ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë për tifozët mitrovicas, pasi të hënën në mbrëmje u informuan se qendra Andrew Gordon do të qëndrojë edhe për një sezon në “Minatori”.
Trepça është klubi më aktiv sa i përket përforcimeve këtë verë, pasi në fund të qershorit dhe fillim të korrikut njoftoi për 4 ardhje të reja.
Dy kampionët e sezonit që përfundoi, Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusiç kaluan tek nënkampionia, ndërsa pas tyre edhe dyshja amerikane Jahsim Floyd dhe Clevon Brown.