16.6 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Akuzë e rëndë nga Donika Kadaj: Kurti do t’i zëvendësojë flamujt e Kosovës me ata të Serbisë

Donika Kadaj-Bujupi nga AAK’ja ka komentuar qeverinë Kurti, e në veçanti deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit rreth taksës.

Kadaj-Bujupi tha se Kurti do të do t’i zëvendësojë flamujt e Kosovës me ata të Serbisë në rafte të dyqaneve. Ajo tha se AAK’ja do ta kundërshtojë këtë vendim ku siç thekson ajo Kurti dëshiron t’ia kthejë tregun tonë Serbisë, përcjell Periskopi.

“Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, me të cilin Albin Kurti po dëshiron t’ia kthejë tregun tonë Serbisë. Një kryeministër duhet të rezistojë kur është në pushtet. Albin Kurti me këtë vendim do ta kthejë flamurin e Serbisë në vend të atij të Kosovës dhe do t’i dëmtojë prodhuesit kosovarë”, ka thënë Kadaj-Bujupi për televizionin publik/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT