Jeton Zogjani ironizoi me takimin e Kurtit me Lajçakun.
Aktori i njohur Jeton Zogjani ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ironizoi duke thënë se Lajçak pritet që shumë shpejt t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo sipas tij ndodh ngase atë e kanë fascionuar ligjëratat e kryeministrit Kurti, të cilin e quan “patriot profesionist”.
“Mirosllav Llajqak shume shpejt pritet te behet pjes e Levizjes Vetvendosje!
I fasionum nga ligjerat qe ja majti patrioti profesionist!
Be kish bo Llajqaku qeto vjet i kam bo, keso insani nuk kam zatet “, shkruan aktori.






