15 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Aktakuzë ndaj një personi në Mitrovicë, dyshohet se dëmtoi flamurin turk gjatë një aktiviteti për Ramazan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.Z. për veprat penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, më 5 mars 2026, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, gjatë një aktiviteti publik për iftar në Muajin e Ramazanit, i pandehuri dyshohet se ka dëmtuar flamurin e Republikës së Turqisë me një mjet të mprehtë dhe ka shprehur fyerje publike ndaj tij, me qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosdurimit.

Po ashtu, nga një periudhë e pacaktuar deri më 12 mars 2026, i njëjti dyshohet se ka poseduar një armë dhe municion pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve të tilla, në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe vlerave demokratike në vend.

TË FUNDIT

TË FUNDIT