6.7 C
Mitrovice
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Aksioni para zyrave të PDK-së dhe LDK-së, Syla e propozon Molliqajn për President!

Gazetari Valon Syla, ka ironizuar me një organizim të bërë nga PSD-ja të enjten para zyrave të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.

PSD organizoi një “ceremoni pranimi” krejt simbolike. Me pankarta në duar, ata e shpallën Bedri Hamzën dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si anëtarë nderi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Valon Syla e “propozoj”, me këtë rast Dardan Molliqaj nga kjo parti si emër për çështjen e presidentit.

Sipas Sylës, “edhe Molliqaj e ka bo parti të familjes”, duke shtuar se çdokush aty është besnik ndaj sektit të “Babës”.

“Një kuadër i Albin Kurtit me zgjidhje për çdo send. Ai kur shkon për President bile i pshton PSD’n e Kachusha Jasharit, e ç’ata do idealista të vonuar të Social Media Demokracise aty. Burra dhe gra, vajza dhe djem patriota, dhe lojal ndaj sektit të Babës. Se e ka bo edhe ky parti familjare. Nga parulla Baba apo Ideja, vendosi në Baba dhe Gruaja… me vetën në në krye të partisë dhe gruan kandidate për Prishtinê… me motra, dhëndurë e tjerë, tash me gjasë, të dalur aty këtu, me shoqëri civile”, shkroi Syla.

Sipas tij, edhe Dardani e meriton një shancë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT